Bazuar në Ligjin Nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“ dhe në Statutin e Rregulloren e Brendshme të Universitetit "Metropolitan Tirana", Senati Akademik, në mbledhjen e radhës, bazuar në diskutimet e zhvilluara sipas rendit të ditës, vendosi:

I. Miratimin e Kritereve të Pranimit, si më poshtë:


1. Për programet e ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë:

a. Nota mesatare e shkollës së mesme, sipas përcaktimit në VKM përkatëse.

b. Për programet e studimit në gjuhë të huaj, kandidatët duhet të zotërojnë dëshminë e njohjes së gjuhës së huaj sipas udhëzimit në fuqi të MASR.

Për programet e studimit me karakter profesional 2 vjeçar:

a. Nota mesatare e shkollës së mesme, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

2. Për programet e ciklit të dytë (sipas parashikimeve ligjore në fuqi)


a.Kandidatët duhet të zotërojnë të paktën një program studimi të ciklit të parë, sipas specifikave të programit të studimit.

b. Kandidatët duhet të zotërojnë dëshminë e njohjes së gjuhës së huaj sipas udhëzimit në fuqi të MASR.

II. Ky vendim hyn në fuqi për vitin akademik 2022-2023, i përcillet MASR, QSHA dhe portalit Ualbania, dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Universitetit "Metropolitan Tirana". 

Vendimi i firmosur nga Rektori i Universitetit "Metropolitan Tirana", Prof. Dr. Gëzim Karapici.



Vendim per kriteret e pranimit