Në kuadër të zgjerimit të rrethit të partnerëve ndërkombëtarë, Universiteti Metropolitan Tirana ka nënshkruar marrëveshjen me Universitetin e Mostarit.
Ky universitet është themeluar në vitin 1977 dhe është universiteti më i madh publik në Mostar-Bosnje Hercegovinë.
Marrëveshja e bashkëpunimit do të konsistojë në:
Ky universitet është themeluar në vitin 1977 dhe është universiteti më i madh publik në Mostar-Bosnje Hercegovinë.
Marrëveshja e bashkëpunimit do të konsistojë në:
- Shkëmbimin e stafit akademik ;
- Vizita të stafit akademik dhe kërkuesve shkencor;
- Shkëmbimin e studentëve;
- Shkëmbimin e botimeve shkencore;
- Organizimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta kërkimore;
- Organizimin dhe kryerjen e studimeve universitare dhe pasuniversitare;
- Shkëmbimin e ndërsjellë te informacionit mbi aktivitetet akademike dhe zhvillimin e planifikuar të Universitetit;
- Organizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore dhe profesionale, simpoziume, takime dhe forma të tjera të ngjashme të edukimit;
- Bashkëpunimin e studentëve dhe organizatave studentore në fushën e veprimtarive akademike, kulturore dhe sportive etj.;