Në zgjedhjet e realizuara në datat 15-16 dhjetor studentët votuan online përmes platformës universitare edu4schools për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Këshillin Studentor.
Në datën 17 dhjetor është realizuar edhe mbledhja e parë e Senatorëve të zgjedhur, ku kanë diskutuar për platformat e tyre, përfaqësimin e interesave të studentëve dhe janë njohur me strukturën e re të formimit të
Këshilli i Studentëve shpreh mendime dhe bën propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të UMT-së dhe të fakulteteve përkatëse, si për programet e studimit ashtu edhe për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, sportive, artistike etj.
Presidenti i UMT, Ing. Arjan Çukaj përshëndeti studentët dhe i konfirmoi mbështetjen e tij personale dhe të institucionit për nismat që vijnë nga studentët.
“Shumë nisma janë realizuar nga studentët dhe kam qenë i kënaqur nga pjesëmarrja dhe nga shpirti i iniciativës. Por nuk duhet të kënaqemi me aq, Këshilli i ri Studentor duhet të shkojë përtej duke e gjallëruar jetën studentore në UMT, por gjithashtu duke qenë aleati ynë kryesor në marrëdhëniet me studentët. Jam gjithmonë i gatshëm t’ju ofroj mbështetjen e universitetit për nevojat që do të keni”, u shpreh Çukaj në takimin e parë të Këshillit Studentor.
Përgjegjësja e Këshillimit të Karrierës në UMT, Marsela Salavaçi vlerësoi studentët për iniciativën, tha se do të jenë një shtyllë e fortë për organizimin e aktiviteteve studentore.
“Këshilli Studentor nuk është një organizim thjesht honorifik, por real. Problemet e studentëve dëgjohen gjithmonë nga UMT, por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin tuaj për organizimet e aktiviteteve në pasurimin e jetës studentore në UMT. Për këtë do të intensifikojmë edhe krijimin e klubeve studentore me natyrë sociale dhe akademike”, u shpreh Salavaçi.
Përfaqësuesit e çdo programi, do të zgjedhin edhe Presidentin e Këshillit Studentor në javën e ardhshme, pasi të kenë shprehur interesin e tyre për të kandiduar dhe të kenë prezantuar platformën.
Lista e anëtarëve të Këshillit Studentor:
Antonela Nezha, Administrim Biznesi viti I
Dardana brati, Administrim Biznesi viti III
Alesia Dishi, Arkitekture viti I
Klarisa Dino, Arkitekture viti II
Sabiana Bizhga, Arkitektures viti IV
Melissa Kumrija, Dizajn Grafik viti I
Ingrid Tushaj, Dizajn Grafik viti II
Irini Ata, Financë viti II
Festina tabaku, Informatikë Ekonomike viti I
Alert Lulo, Informatikë Ekonomike viti I
Riada Tukaj, Informatikë Ekonomike viti III
Anila Rrihnaj, Inxhinieri Elektrike viti I
Reiner Broqaj, Inxhinieri Elektrike viti III
Antonela Leka, Inxhinieri Kompjuterike viti I
Drita Nishku, Inxhinieri Kompjuterike viti III
Luka Alikaj, Inxhinieri Ndërtimi viti I
Marjus Yzeiraj, Inxhinieri Ndërtimi viti II
Sabrina Hajrulla, Menaxhim Në Turizëm, Hoteleri dhe Evente
Metjon Metuli, Softwer Enginering viti I
Ersi Rrumbullaku, Topografi dhe GIS viti I