Nis bashkëpunimi mbi ofrimin e stazheve për studentët e #UMT me IRIS Software Group, një kompani lider në fushën e saj në Britaninë e madhe prej 4 dekadash. IRIS u ofron shërbime software bizneseve, shkollave, duke ofruar zgjidhje të dizajnuara posaçërisht për nevojat e sektorëve të kontabilitetit, arsimit, burimeve njerëzore dhe listës së pagave.

Studentët e viteve të treta bachelor dhe studentët e masterit kanë mundësi të kryejnë stazhe të paguara 4-6 mujore, nën drejtimin e mentorëve më të mirë të kësaj kompanie.

Është në fokusin e politikave të Universitetit Metropolitan Tirana aftësimi praktik i studentëve dhe trajtimi i tyre si profesionistë, përpos dijeve të marra në auditor, në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë integrimin në tregun e punës në momentin e diplomimit, duke qenë konkurrues jo vetëm për tregun shqiptar të punës, por edhe më gjerë.