Skuadra e Universitetit Metropolitan Tirana pjesëmarrëse në projektin “Designing Together” me qëllim transformimin e hapësirave publike nga dhe për të rinjtë në shtatë lagje të Tiranës.

Ky projekt disamujor do të zhvillohet me pjesëmarrjen e universiteteve më të mira në Shqipëri në fushën e arkitekturës, në bashkëpunim me shtatë studio më të njohura të arkitekturës në Evropë.




Ri-dizenjimi i rrugëve dhe lagjeve të qytetit tonë është një mundësi për përmirësimin e mirëqenies dhe shëndetit të qytetarëve, por edhe një mundësi që këta të rinjtë e angazhuar në këtë projekt të kenë mundësi të bashkëpunojnë mes tyre dhe me studentë të huaj. ?

Skuadra e Universitetit Metropolitan Tirana ka në përbërje 3 pedagogë mbikqyrës dhe 7 studentë të viteve të ndryshme të degës së arkitekturës, disa studentë të huaj dhe studion e njohur të arkitekturës Grimshaw.