Për të gjithë studentët që diplomohen në vitin akademik 2019-2020, Senati Akademik i Universitetit Metropolitan Tirana ka vendosur të aktivizojë sezonin rekuperues gjatë periudhës 19-28 tetor 2020 për lëndët e semestrit të parë dhe të dytë, sipas listës së studentëve që kanë maksimalisht dy provime të mbetura dhe më pas provimin e formimit ose mbrojtjen e tezës së diplomës.

Studentët kanë detyrimin të paraqesin kërkesën me shkrim për regjistrim në Sekretarinë Mësimore brenda datës 23 tetor 2020 ku duhet të përcaktojnë provimet të cilave duan t’ju nënshtrohen. Nuk lejohet pjesëmarrja në dy provime brenda ditës.

Urdhri për sezonin rekuperues është firmosur nga Kryetari i Senatit Akademik, Rektori Prof. Dr. Gëzim Karapici dhe bazohet në  ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” si edhe në Statutin e UMT.