Përgjatë një dekade në sektorin e arsimit të lartë, Universiteti Metropolitan Tirana ka pasur objektiv kryesor plotësimin  e nevojave të tregut të punës me qasje drejt shkencave ekzakte. Norma e punësimit të studentëve gjashtë muaj nga diplomimi është 80%, ndërsa strategjia e re e universitetit ka për qëllim ofrimin e praktikave të paguara që gjatë kohës së studimeve.



Pse të presësh për një vend pune kur mund ta sigurosh që gjatë studimeve? Në të vërtetë nuk ka arsye. Kjo falë marrëveshjes që Universiteti Metropolitan Tirana, i fokusuar tek inovacioni dhe në krijimin e profesioneve gjithmonë koherente me tregun e punës, ka arritur me liderin Iris Software Group duke iu ofruar studentëve një mundësi të artë në rritjen e aftësive profesionale.

Vëmendja e vazhdueshme e UMT në përgatitjen e specialistëve të rinj në përputhje me kërkesat e kompanive ndërkombëtare prestigjoze, u ofron mundësinë e praktikës të paguar pranë kompanisë Iris Softëare Group.

Në këtë fazë të parë, do të përfitojnë 5 studentë me arritje të larta gjatë ciklit të studimeve. Konkretisht nga kjo marrëveshje nisin menjëherë internshipet studentët Xhoziana Kaciu, Klea Cako, Klajdi Lavdari nga cikli bachelor dhe Enes Stasoli dhe Ervin Nikolli nga cikli i studimeve master. Praktikat që do ofrohen nga IRIS Software Group do të jenë nën drejtimin e mentorëve më të kualifikuar të kësaj kompanie. 

Iris Software Group është ndër partnerët prestigjiozë të UMT, lider në fushën e saj në Britaninë e Madhe ofron shërbim për bizneset, shkollat dhe organizatat software për më shumë se katër dekada. IRIS Software Group ka zhvilluar ekspertizë të konsiderueshme në ofrimin e zgjidhjeve të dizejnuara posaçërisht për nevojat e sektorëve të kontabilitetit, arsimit, burimeve njerëzore dhe listës së pagave.