Profesor Arben Asllani, pedagog i University of Tennessee at Chattanooga ndau me studentët e Fakultetit të Ekonomisë në UMT rrugëtimin e tij akademik, dhe mundësitë e studentëve në sajë të bashkepunimeve me universitete të huaja. 


Përgjatë leksionit u diskutua rreth ndryshimit që kanë pësuar kompanitë për t'ju përshtatur trendeve të dekadave të fundit prej viteve “80 deri në ditët e sotme.  U shpjegua gjithashtu evolucioni që ka ndodhur në mënyrën e menaxhimit të organizatave dhe qasjes ndaj tregut dhe klientëve, për të arritur në ditët e sotme ku perpunimi i Big Data dhe të qënit Inovator jane kritere të domosdoshme për sukses. 


Në përfundim të leksionit u diskutua rreth rëndësisë së përdorimit të Big Data dhe të ardhmes së zhvillimit të kompanive bazuar në përdorimin e Big Data.