Lajme & Aktivitete>Kartolina e fundvitit, konkursi me studentët e programit Dizajn Grafik
Kartolina e fundvitit, konkursi me studentët e programit Dizajn Grafik
UMT, e hënë, 14 dhjetor 2020 9:46 e paradites
Në prag të festave të fundvitit, për studentët e programit profesional 2-vjeçar u organizua konkursi “Kartolina e fundvitit”. Studentët punuan për të realizuar kartolinën e cila do të përdoret për urimin e festave.
Mbi 20 punime u dorëzuan për këtë konkurs ndërsa fitues u shpall studenti Arsen Rroshi.
Ky punim u zgjodh si më i miri ndër shumë punime që u dorëzuan nga studentët e vitit të parë dhe të vitit të dytë të programit Dizajn Grafik.
Juria e përbërë nga profesorët Gureta Bajrami-Breznica, Ermal Bezhani, Harri Aleksi dhe Olta Bello vlerësuan punimet e dorëzuara për këtë konkurs. Punimi i studentit Arsen Rroshi përfshin fotografinë në periudhë festash në qendër të Tiranës si edhe përpunimin grafik të saj.