Java e Inovacionit dhe Karrierës

Universiteti Metropolitan Tirana në bashkëpunim me Metropolitan Innovation Center dhe me partnerët e "EU for Innovation" zhvillon në datat 11 Maj deri 15 Maj një seri diskutimesh mbi inovacionin dhe prirjet më të fundit të karrierës, të moderuar nga lektorë shqiptarë dhe të huaj.

Përzgjedhja e lektorëve sjell praktikat dhe historitë më të suksesshme nga vendi dhe bota, ndërsa temat variojnë nga sfidat e lidershipit, menaxhimi i krizave, bioteknologjia dhe inteligjenca artificiale, optimizimi i profileve në rrjete sociale, trendet e reja të arkitekturës, sfidat e komunikimit apo operacionet mjekësore. Leksionet do të zhvillohen online dhe pjesëmarrja është falas, në platformën GoToMeeting, në faqen zyrtare të Universitetit Metropolitan Tirana dhe në faqen zyrtare në Youtube.


Axhenda 11-15 maj 2020

Leadership challenges: How to succeed in an international company

Elona Mortimer-Zhika


11 maj                              18:00

E lindur në Shqipëri, Elona Mortimer-Zhika aktualisht është CEO e “IRIS Software Group” në Britaninë e Madhe. Pasi ka përfunduar studimet në UWC Atlantic College, në University of Reading dhe në ICAEW, nisi karrierën e saj profesionale fillimisht në kompaninë “Arthur Andersen”, për të kaluar më pas në “Deloitte”, “Acision” dhe “Maniver”. Prej vitit 2016 u bë pjesë e kompanisë “IRIS Software Group”, fillimisht si Përgjegjëse e Departamentit të Financës, ndërsa aktualisht është drejtuese e kësaj kompanie. Në prezantimin “Leadership challanges: How to succeed in an international company”, Elona Mortimer-Zhika do të flasë për sfidat e lidershipit dhe aftësitë që duhen për të qenë e suksesshme në kompani ndërkombëtare.

Link për leksionin: https://global.gotomeeting.com/join/580150589


Dr. Sandra D. Eksioglu



Optimization Models for Healthcare Operations


12 Maj 16:00


Dr. Sandra D. Eksioglu është profesoreshë e Sipërmarrjes në Departamentin e Inxhinierisë Industriale në University of Arkansas. Ajo është diplomuar në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar doktoraturën në University of Florida. Ekspertiza e Dr. Eksioglu konsiston në kërkimin e operacioneve, optimizimin e rrjetit dhe zhvillimin e algoritmeve. Ajo përdor këto mjete për të zhvilluar modele dhe algoritme për zgjidhjen e problemeve që lindin në fushat e transportit, logjistikës, zinxhirit të furnizimit dhe kujdesit shëndetësor. Në temën e saj përgjatë Javës së Inovacionit dhe Karrierës në Universitetin Metropolitan Tirana do të prezantojë disa sfida operacionale me të cilat përballen institucionet e kujdesit shëndetësor dhe të prezantojë një përmbledhje të mjeteve të optimizimit dhe simulimit që përdoren për të kapërcyer këto sfida.

Link për leksionin: https://global.gotomeeting.com/join/267630445


Prof. Dr. Özcan Asilkan


Communication Matters

13 Maj 17:00

Profesor Özcan Asilkan është Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT në Universitetin Metropolitan Tirana. Prej më shumë se 20 vitesh, Prof. Dr. Özcan Asilkan është pjesë e botës akademike përmes angazhimit në shumë institucione në Europë, si në Turqi (Gürallar Group, Akdeniz University, Bahçeşehir University), Qipron Veriore (Near East University), Gjermani (Hamburg University, Leuphana University, DHL, Deutsche Post, Analytic Company) dhe Shqipëri. Si ekspert i shkencave kompjuterike, ai ka punuar si Analist Sistemi, Administrator Databaze dhe Zhvillues Aplikacionesh në shumë projekte, duke përfshirë implementimin e sistemeve CRM dhe ERP në kompanitë e prodhimit dhe në resortet turistike. Gjithashtu është konsulent pranë disa kompanive të zhvillimit të programeve kompjuterike. Prof.Dr. Özcan Asilkan do të flasë për rëndësinë e komunikimit si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Ai do të shpjegojë mënyrat e krijimit të një komunikimi afatgjatë dhe efektiv për t'i ndihmuar njerëzit të bëhen më të suksesshëm dhe më të lumtur.

Link: https://global.gotomeeting.com/join/655742981


Southeast Europe Real Estate Markets - now and over next 12 months

Andrew Peirson


13 maj                                  18:00

Andrew Peirson është eskpert britanik i cili ka një eksperiencë 15 vjeçare në tregun e pasurive të paluajtshme në Europën Qendrore dhe në Europën Juglindore, si pjesë e një prej kompanive më të mëdha globale në fushën e pasurive të paluajtshme, “JLL”. Ai ka menaxhuar zyrat në Bullgari, Serbi dhe Kroaci, ndërsa ka qenë përgjegjës për operacionet e kompanisë “JLL” në Rumani, Serbi, Kroaci dhe Slloveni. Andrew Peirson ka drejtuar fushatat e marketingut në Pragë, Bratislavë, Sofie dhe Beograd. Përgjatë pesë viteve të fundit, transaksionet e kryera në rajonin e Europës Juglindore kanë kaluar shifrën e 1 miliardë euro. Prej vitit 2018 është pjesë e “United States Commercial Real Estate Services”. Në temën që do të prezantojë për studentët dhe profesionistët shqiptarë, ai do të trajtojë trendet e investimeve në pasuritë e paluajtshme në Europën Juglindore për 12 muajt në vazhdim.

Link për leksionin: https://global.gotomeeting.com/join/990231477


Effective sale & network strategies to turn regional variations into advantage

Josip Stulac Radic


14 maj                                  17:00

Josip Stulac Radic është ekspert i shitjeve dhe i marketingut me një eksperiencë 10-vjeçare në kompani ndërkombëtare. Fusha e tij e ekspertizës përfshin negocimin, menaxhimin e projekteve, marrëdhëniet mes bizneseve dhe shitjet. Josip Stulac Radic është gjithashtu themelues i startup-eve OOTB.shpk në Shqipëri dhe Lunar Nautics në Kroaci. Ai është themelues i zyrës së LG Electronics në Shqipëri dhe më pas u emërua si Drejtor i Operacioneve për LG Electronics në Ballkanin Juglindor. Josip Stulac Radic ka punuar në tregje të ndryshme ndërkombëtare duke fituar eksperiencë në studimin e tyre. Në leksionin e tij në Javën e Inovacionit dhe Karrierës në UMT ai do të flasë për strategjitë efektive të shitjeve dhe ndërtimin e rrjeteve të bashkëpunimit në sipërmarrje.

Link për leksionin: https://global.gotomeeting.com/join/282918477


L’idea di abitare, abitare un’idea

Nicola Ghilardi


14 maj                                  18:00

Nicola Ghilardi është arkitekt italian, i cili ka implementuar shumë projekte jo vetëm në Itali, por edhe në disa vende të botës, ndër të cilat Shqipëria. Nicola Ghilardi drejton studion arkitekturore “Studio Architect Nicola Ghilardi” me qendër në Legnano, Milano. Përveç projekteve të zbatuara në Itali, ai ka hartuar projektin e Qendrës së Ekspozitës së Mobiljeve dhe Aksesorëve për Alpha CD Technology në Bujumbura. Gjithashtu në Tiranë ka projektuar “Golden Palace”, një godinë biznesi dhe banimi prej tetë katesh. Punimet e tij janë vlerësuar me çmimin e dytë dhe të tretë në “The Quinquennial Title Aëard” në vitet 2009 dhe 2016. Nicola Ghilardi është gjithashtu pedagog në Universitetin Metropolitan Tirana. Tema “L’idea di abitare, abitare un’idea” që do të zhvillojë për studentët dhe të interesuarit pas arkitekturës, lidhet të kuptuari se si një ide shndërrohet në projekt arkitektonik.

Link për leksionin: https://global.gotomeeting.com/join/621160821


Bioteknologjia dhe inteligjenca artificiale: Sfida e shekullit

Prof. Dr. Edmond Panariti


14 maj                                  19:00

Prof. Dr. Edmond Panariti ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në vitin 1993 ka marrë gradën “Doktor i Shkencave”, në vitin 1996 “Profesor i Asociuar” dhe në vitin 2000 titullin “Profesor”. Edmond Panariti ka një karrierë të gjatë profesionale në Institutin e Kërkimeve dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Ai ka shërbyer si drejtues projekti në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe ka një karrierë të gjatë akademike në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin Metropolitan Tirana. Prof. Dr. Edmond Panariti ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Zëvendëskryetar i Bashkisë së Tiranës, Ministër i Punëve të Jashtme, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si edhe ka mbajtur postin e Presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.

Link: https://global.gotomeeting.com/join/806532021


Rock Your Profile

Omer Keser


15 maj                                  17:00

Omer Keser është menaxher në Media Solutions - EMEA Emerging Markets në LinkedIn Talent Solutions në Dubai. I lindur në Turqi, ai ka jetuar në Dublin për 13 vite. Përpara se të bëhej pjesë e LinkedIn, ka drejtuar sipërmarrjet e tij online me qendër në Irlandë dhe në Turqi. Omer Keser gjithashtu ka qenë pjesë e kompanive Google dhe e Twitter. Në leksionin e tij gjatë Javës së Inovacionit në UMT, do të flasë për optimizimin e profilit në LinkedIn dhe maksimizimin e audiencës në këtë platformë. Mes këshillave praktike dhe të dhënave nga LinkedIn, Omer Keser do të tregojë se si mund të ndërtohet një profil që prezanton të gjitha aftësitë, pasionet dhe lidershipin tuaj, duke qenë të ndërlidhur me audiencën e duhur edhe me kompanitë ku mund të punësoheni në të ardhmen.

Link për leksionin: https://global.gotomeeting.com/join/397274237


Leading Remotely: How to Motivate Your Teams at Times of Crisis

Dr. Sotiris Karagiannis


15 maj                                  18:00

Dr. Sotiris Karagiannis ka mbi 20 vjet përvojë si pedagog dhe konsulent koorporatash. Përgjatë karrierës së tij, ka trajnuar stafet e kompanive globale si Apple, Swarowski, 3M, Johnson&Johnson, Ericsson, Oracle, Viohalco Group etj., duke u përqëndruar në fushën e lidershipit, të shitjeve dhe të marketingut. Trajnimet e tij orientohen nga teoritë e motivimit dhe të frymëzimit, duke i bashkuar me aspektin akademik dhe praktik të profileve të ndryshme. Aktualisht Dr. Sotiris Karagiannis është Drejtor i Programit Universitar të Biznesit në Universitetin e New York në Pragë, ndërsa në Universitetin Metropolitan Tirana është lektor i lëndës “Strategji Marketingu”.

Link për leksionin: https://global.gotomeeting.com/join/948805541