Mobiliteti dhe kohëzgjatja e burses:

Mobiliteti do realizohet gjatë vitit akademik 2022-2023 dhe do të zgjasë 6 muaj

Kush mund të aplikojë:

Mund të aplikojnë studentet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT në programin:
-Inxhinieri Informatike
Niveli:Master

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor për studentët (850 EUR në muaj);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).



Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link: http://ec.europa.eu/programmes...

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.


Dokumentet e nevojshme për aplikimin:

-Vërtetim dhe Listë notash e ciklit aktual të studimit (në gjuhën angleze);
-Kopje e pasaportës;
-Letër Motivimi;
-Certifikatë të gjuhes së huaj (Anglisht B2, Frengjisht B2);
-Dokumenti Traineeship Agreement;

Për të shkarkuar dokumentin Traineeship Agreement, lutem klikoni këtu.

Afati për aplikim: 10 Maj, 2022
Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën edoku@ umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.

UMT ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!