Lajme & Aktivitete>Hapet thirrja për bursa trajnimi në Universitetin Université Paris-Est Créteils, Francë, në kuadër të programit Erasmus +
Hapet thirrja për bursa trajnimi në Universitetin Université Paris-Est Créteils, Francë, në kuadër të programit Erasmus +
e hënë, 18 tetor 2021 1:04 e pasdites
Mundësi fantastike për studentët e ciklit master në Inxhinieri Informatike në #UMT të cilët mund të zhvillojnë një shkëmbim gjashtë mujor në Université Paris-Est Créteil në Francë. Shkëmbimi kryhet në kuadër të programit Erasmus+, me një kompensim mujor prej 850 euro.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën edoku@ umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.
Për të ndjekur gjithë procedurën e aplikimit, mund t'i referoheni dokumentit të mëposhtëm: