Universiteti Metropolitan Tirana falë angazhimit të tij në programin Erasmus + dhe bashkëpunimit me Universitetin Politecnico di Bari në Itali, hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për studentët.

Mobiliteti dhe kohëzgjatja e bursave:

Studentët do të studiojnë semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022 në Universitetin Politecnico di Bari në Itali.

Kush mund të aplikojë:

Mund të aplikojnë studentët e UMT të cilët gjatë vitit akademik 2021 -2022 do të jenë në vitin e dytë dhe të tretë, të ciklit bachelor si edhe studentët e vitit të parë dhe të dytë master, në fushat/fakultetet:

  • - Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT (bachelor dhe master);
  • - Dega Inxhinieri Ndertimi (bachelor dhe master);.
Gjuha e mësimdhënies:

Mësimdhënia do të jetë në gjuhën angleze dhe italiane.

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor për studentët (850 EUR në muaj);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).


Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.


Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  • - Vërtetim dhe Listë notash e ciklit aktual të studimit;
  • - Kopje e pasaportës;
  • - Fotokopje e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze/italiane ose dokument që vërteton njohuritë në këtë gjuhë. Niveli i kërkuar B2; Nqs mungon certifikata e njohur ndërkombëtarisht atëherë pajisuni me një certifikatë nga lektori i gjuhës angleze në UMT.
  • - Dokumenti Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën  A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B
përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin Metropolitan Tirana kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.


KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Politecnico di Bari në Itali lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë të vitit akademik 2021/2022 në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të jepni provim lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Metropolitan Tirana.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe më pas në seksionin ‘‘sending university’’ firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit në UMT.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/documents/learning-agreement-student-mobility-studies-docx_en


Lëndët të cilat zhvillohen në anglisht në universitetin pritës në semestrin e dytë i gjeni duke klikuar në linkun:

 https://poliba.esse3.cineca.it/Guide/ListaFacoltaCorsi.do;jsessionid=4F3D68146A12D6843566BD2595C53CA2.esse3-poliba-prod-05?cod_lingua=eng


Afati për aplikim: 22 Nëntor 2021

Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën edoku@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.

UMT ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!