Universiteti Metropolitan Tirana u ofron mundësinë studentëve të tij të aplikojnë për bursa studimi një semestrale në Universitetin e Masaryk, në Çeki.

Mobiliteti dhe kohëzgjatja e bursave:
Studentët do të studiojnë semestrin e parë ose të dytë të vitit akademik 2021-2022 në Universitetin e Masaryk.

Kush mund të aplikojë:
Mund të aplikojnë studentët e UMT në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike dhe IT, si edhe studentët në Fakultetin e Ekonomisë, që gjatë vitit akademik 2021-2022 do të jenë në:

  • - Vitin e II, vitin e III, bachelor;
  • - Vitin e I, vitin e II, master.

    Gjuha e mësimdhënies:
Mësimdhënia do të jetë në gjuhën angleze.

Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:


http://ec.europa.eu/programmes... 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës. 

Dokumentat e nevojshme për aplikim:


  • - Vërtetim dhe Listë notash e ciklit aktual të studimit (në gjuhën angleze);
  • - CV (në gjuhën angleze);
  • - Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
  • - Kopje e pasaportës;
  • - Fotokopje e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze ose dokument që vërteton njohuritë në këtë gjuhë. Niveli i kërkuar B2; Nqs mungon certifikata e njohur ndërkombëtarisht atëherë pajisuni me një certifikatë nga lektori i gjuhës angleze në UMT, sipas formatit që do aksesoni në linkun në vijim  https://czs.muni.cz/images/fil... 
  • - Dokumenti Learning Agreement*

Një prej dokumentave të nevojshëm është Learning Agreement. Vini re:

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A
përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin Metropolitan Tirana kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.


KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Masaryk lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të jepni provim lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Metropolitan Tirana.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe më pas në seksionin ‘‘sending university’’ firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit në UMT.

Për më shumë informacion mbi dokumentin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://czs.muni.cz/en/student...#learning-agreement

Për më shumë informacion mbi programin e studimit të ofruar nga Universiteti i Masaryk vizitoni
Për">https://czs.muni.cz/en/student...
më shumë informacion mbi thirrjen për bursë Erasmus vizitoni: https://czs.muni.cz/en/student... ose na kontaktoni në adresën eelmazi@umt.edu.al 

Afati për aplikim: 27  Mars 2021

UMT ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!