A jeni të interesuar për të përfituar një bursë studimi në programin prestigjioz Erasmus + të Komisionit Evropian? A jeni gati për një super eksperiencë studimi ndërkombëtare? Ky është shansi Juaj. Universiteti Metropolitan Tirana u ofron mundësinë studentëve të tij të aplikojnë për bursa studimi një semestrale në Universitetin e Granadës, në Spanjë.

Mobiliteti dhe kohëzgjatja e bursave:
Studentët do të studiojnë semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022 në Universitetin e Granadës.

Kush mund të aplikojë:
Mund të aplikojnë të gjithë studentët e UMT-së, të cilët gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2021-2022 do të jenë në:
  • - Vitin e II, vitin e III, bachelor;
  • - Vitin e I, vitin e II, master.
Gjuha e mësimdhënies:
Mësimdhënia ofrohet në gjuhën spanjolle (të gjitha programet) dhe në gjuhën angleze (disa prej programeve të studimit). Më shumë informacion do të gjeni në vijim.

Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor për studentët (850 EUR në muaj);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).



Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:

http://ec.europa.eu/programmes... 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës. 


Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët në nivelin Bachelor:

  • - Vërtetim dhe Listë notash e ciklit aktual të studimit (në gjuhën angleze);
  • - Kopje e pasaportës;
  • - Fotokopje e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze ose e gjuhës spanjolle. Studentët që do të ndjekin studimet në gjuhën spanjolle duhet të disponojnë certifikatë të kësaj gjuhe. Studentët që do të ndjekin studimet në gjuhën angleze, duhet të disponojnë certifikatë të gjuhës angleze.

Lidhur me certifikatat të cilat janë të njohura dhe pranon Universiteti i Granadës si edhe nivelin e kërkuar të gjuhës referohuni likut më poshtë:

http://internacional.ugr.es/pa... 

Kandidatët të cilët janë në proces të marrjes së certifikatës të gjuhës janë të lutur të dorëzojnë provën e regjistrimit.

Universiteti i Granadës ofron mundësinë që studentët të mbrojnë gjuhën spanjolle dhe të përfitojnë certifikatë përmes testit eLADE. Për më shumë referohuni linkut: https://www.clm-granada.com/el... 


Afati i regjistrimit për provimin eLade: 15 Prill 2021

Data e provimit eLade: 11 Maj 2021

  • - Dokumenti Learning Agreement*

Një prej dokumentave të nevojshëm për aplikim për bursë është Learning Agreement. Vini re:

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën Bpërcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin Metropolitan Tirana kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të jepni provim lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Metropolitan Tirana.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe më pas në seksionin ‘‘sending university’’ firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit në UMT.

Për të shkarkuar dokumentin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://ec.europa.eu/programme... 

Për më shumë informacion mbi programin e studimit të ofruar nga Universiteti i Granadës vizitoni:

Për programet në gjuhën spanjolle: https://www.ugr.es/en/study/un... 

Për programet në gjuhën angleze: http://internacional.ugr.es/pa...

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët në nivelin Master:

  • - Vërtetim dhe Listë notash e ciklit aktual të studimit (në gjuhën angleze);
  • - Kopje e pasaportës;
  • - Letër para pranimi (pre-admission letter) e nënshkruar nga koordinatori i Programit Master në Universitetin e Granadës. Për të përfituar këtë dokument referohuni linkut: http://internacional.ugr.es/pa... 
  • - Fotokopje e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze ose e gjuhës spanjolle. Studentët që do të ndjekin studimet në gjuhën spanjolle duhet të disponojnë certifikatë të kësaj gjuhe. Studentët që do të ndjekin studimet në gjuhën angleze, duhet të disponojnë certifikatë të gjuhës angleze.

Lidhur me certifikatat të cilat janë të njohura dhe pranon Universiteti i Granadës si edhe nivelin e kërkuar të gjuhës referohuni likut më poshtë:

http://internacional.ugr.es/pa... 

Kandidatët të cilët janë në proces të marrjes së certifikatës të gjuhës janë të lutur të dorëzojnë provën e regjistrimit.

Universiteti i Granadës ofron mundësinë që studentët të mbrojnë gjuhën spanjolle dhe të përfitojnë certifikatë përmes testit eLADE. Për më shumë referohuni linkut: https://www.clm-granada.com/elade/index-en.html

Afati i regjistrimit për provimin eLade: 15 Prill 2021

Data e provimit eLade: 11 Maj 2021

  • - Dokumenti Learning Agreement*

Një prej dokumentave të nevojshëm për aplikim për bursë është Learning Agreement. Vini re:

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën Bpërcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin Metropolitan Tirana kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të jepni provim lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Metropolitan Tirana.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe më pas në seksionin ‘‘sending university’’ firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit në UMT.

Për të shkarkuar dokumentin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://ec.europa.eu/programme... 

Për më shumë informacion mbi programin e studimit të ofruar nga Universiteti i Granadës vizitoni:

Për programet në gjuhën spanjolle: https://www.ugr.es/en/study/ma... 

Për programet në gjuhën angleze: http://internacional.ugr.es/pa... 

Afati për aplikim: 25  Prill 2021


Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën eelmazi@umt.edu.alose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: eelmazi@umt.edu.al

UMT ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!