Universiteti Metropolitan Tirana falë angazhimit të tij në programin Erasmus + dhe bashkëpunimit me Universitetin e Letonisë në Letoni, hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie.
Niveli i mobilitetit:
- - Mobilitet për mësimdhënie;
Mund të aplikojnë stafi akademik i brendshëm në Fakultetin e Ekonomisë.
Kohëzgjatja e bursës:
- 5 ditë (plus 2 ditë udhëtim) dhe përfshin 8 orë mësimdhënie në gjuhën angleze.
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin ditor sipas programit Erasmus +, 140 euro në ditë;
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
Dokumentet">http://ec.europa.eu/programmes... e nevojshme për aplikim:
- - Kopje e pasaportës;
- - CV dhe listë e publikimeve (në gjuhën angleze);
- - Vërtetim punësimi (në gjuhën angleze);
- - Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për">https://www.uaic.ro/en/interna... më shumë lidhur me plotësimin e dokumentit të planit të mobilitetit referohuni udhëzuesit të mobilitetit në adresën:
Afati">https://umt.edu.al/udhezues-mb... për aplikim: 19 Nëntor, 2021
Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën edoku@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.
UMT ju uron suksese në aplikimin tuaj!