Ditën e hënë, më datë 30 mars 2020 do të nisë procesi akademik online edhe për ciklin master për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës dhe për studentët e Fakultetit të Ekonomisë.

Për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT, procesi akademik online do të nisë pas datës 6 prill.

Këto data janë caktuar në përputhje me vendimin e Rektorit të Universitetit Metropolitan Tirana në përpudhje me urdhrat e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale.

Procesi akademik online do të zhvillohet përmes platformave edu4schools dhe GoToMeeting, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme për mbarëvajtjen e mësimit në ciklin e studimeve profesionale dhe bachelor prej tre javësh tashmë. Të gjithë studentët duhet të ndjekin leksionet në oraret e përcaktuara.

Mësimi do të vijojë online deri në normalizimin e situatës së pandemisë globale të shkaktuar nga virusi Covid-19.

Ftohen të gjithë studentët të kontrollojnë periodikisht platformën universitare edu4schools dhe adresat e tyre të email për njoftime të ndryshme akademike.