Agencia Universitare e Frankofonisë (AUF) fton të gjithë studentët e ciklit bachelor dhe master të marrin pjesë në një eksperiencë ndryshe. Për shkak të pandemisë globale Covid-19, të gjithë të interesuarit mund të ndjekin edicionin e dytë të Shkollës Verore tërësisht online, nga komoditeti i shtëpisë apo i ambienteve të zyrës.  

Në ketë Shkollë Verore do jepet mundësia për të ndjekur një seri webinar-esh që do t’u shërbejnë studentëve për pjesëmarrjen në konkursin final, si edhe për të fituar njohuri të reja në fushat që do të trajtohen tre ditë radhazi.

Data të rëndësishme:

- 12 maj - 30 qershor - Periudha e regjistrimit.
- 30 qershor - Afati i dorëzimit për projekte.
- 8 korrik - Shpallja e Fituesve të Konkursit.
- 8 korrik - Projektet fituese do të prezantohen nga fituesit.

Për më shumë informacion rreth programit, orareve, konkursit etj., ju lutem klikoni mbi këtë link

Universiteti Metropolitan Tirana është pjesë e Agjencisë Universitare të Frankofonisë dhe inkurajon të gjithë studentët që të marrin pjesë në këtë shkollë verore.