Dr. Roland Subashi mbajti një leksion me temë, Turizmi, Trashëgimia Kulturore dhe monumentet e Natyrës. Të pranishëm ishin lektor dhe student të Universitetit të Molises. Gjatë takimit u diskutua mbi: Turizmin në Shqipëri, Vendet turistike në Shqiperi në Trashëgimi Botërore UNESCO, Monumentet e Natyrës në Shqipëri, Analiza SWOT e cila pasqyron pikat e dobta dhe të forta si dhe mundesitë për investime që paraqet sektori i turizmit në Shqiperi.

Gjithashtu, u diskutua në lidhje me bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Universitetit Metropolitan Tirana dhe Universitetit të Molise me Profesor Luciano De Bonis, koordinator i projektit dhe Prof. Rossella Nocera, pedagoge e Geomatics dhe delegate e Programit Erasmus.