Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) shpall hapjen e regjistrimeve për programin e ciklit të tretë të doktoraturës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” të ofruar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT. Kandidatët që do të ndjekin programin e studimit doktoral do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimor me mbështetjen e kolegëve të Universitetit Gustav Eiffel (Paris, France), Institut National de Sciences Appliquées (Grenoble, France), Ecole Centrale - Supelec/ CNRS (France), University of Tennessee at Chattanooga.

Programi ka një kohëzgjatje prej tre deri në katër vite.

Numri i kuotave për këtë program studimi është 3 (tre) kandidatë. Kandidatët do të punësohen me kohë të plotë pranë Universitetit Metropolitan Tirana. Të paktën një nga doktorantët do të regjistrohet në programin e bashkëudhëheqjes (cotutelle) me partnerët francezë ç’ka nënkupton një diplomë të përbashkët doktorature dhe një kohëzgjatje të njejtë në të dy institucionet, në UMT dhe atë frencez.

Tarifa e studimit do të mbulohet tërësisht nga projekti kërkimor për një periudhë tre-vjeçare.


Kriteret e pranimit për kanditatët në programit e studimit janë:

•Të ketë përfunduar një program studimi të ciklit të dytë (Master i Shkencave) në degë si: Matematike e aplikuar, Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni.
•Të ketë notën mesatare të programit të studimit të ciklit të dytë mbi 9.
•Të zotëroje gjuhën angleze.
•Preferohet (nuk përbën parakusht) të zotërojë gjuhën Franceze.

Përveç dokumentacionit sa më lart, kandidati duhet të paraqesë edhe:

•Një CV të përditësuar
•Dy letra reference
•Punimin(et) kërkimor(e) në kuadrin e diplomës së masterit.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al.