Lajme & Aktivitete>Designing Together me Arkitektet e Grimshaw dhe studentet e London School of Economics
Designing Together me Arkitektet e Grimshaw dhe studentet e London School of Economics
e mërkurë, 27 korrik 2022 12:00 e paradites
Ekipi i Universitetit Metropolitan Tirana, i përbërë nga studentët e UMT dhe studentët nga The London School of Economics and Political Science - LSE , nën mbikqyrjen e mentorëve përkatës nga UMT dhe studio ndërkombëtare Grimshaw Architects, po punojnë për rikonceptimin e hapësirave të lira në zonën e Don Boskos, duke i shndërruar ato në sheshe e sipërfaqe rekreative.
Projekti, i zhvilluar nën kujdesin e Bashkisë Tiranë, AKPT, dhe QM, synon të krijojë një mjedis frymëzues për zhvillimin e jetës komunitare në këtë pjesë të Tiranës, ku bashkëjetojnë të ndara grupe të ndryshme sociale. Ndërhyrjet e konceptuara si akupunturë urbane në pika nevralgjike, do të shërbejnë për të stimuluar kohezionin dhe zhvillimin social të komunitetit në fokus të këtij projekti.