Në edicionin e katërt të Start-Up City, festivalit të ideve dedikuar nxënësve dhe studentëve, kanë konkurruar plot 62 ide biznesi, prej të cilave 14 do të kalojnë në fazën finale. Finalistët do të jenë pjesë e një Bootcamp-i dy ditor në datat 19-20 Maj dhe eventi përmbyllës do të organizohet në datën 25 Maj, duke shpërblyer edhe idenë fituese me çmimin e parë prej 2,500 euro.


Lista e ideve që kalojnë në fazën finale janë: 

1. 3R
2. Diversi8
3. Zheklik
4. Infoinvest
5. AlbWork
6. Biodiesel
7. Zogu Group
8. Dentisti IM
9. Ray of Self
10. Student Life
11. Tirana RoboTech
12. Smart Parking Tirana
13. Dasnja's Raspberries
14. The Automatic Drawers system



    Start-Up City është kthyer në një event traditë për fuqizimin dhe aplikimin e ideve të biznesit nga ana e nxënësve dhe studentëve, si organizim i përbashkët i Universitetit Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator, WBAF, MetSinc. dhe Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

    Përveç çmimit të madh prej 2,500 euro, çmime janë rezervuar edhe për idenë e dytë më të mirë e cila shpërblehet me 1000 euro dhe ideja e tretë me ofrimin e mentorimit dhe inkubimit në Metropolitan Incubator. Gjithashtu për triumfuesin në çmimin “Sipërmarrësi Individual” ofrohet një bursë e plotë studimi në Universitetin Metropolitan Tirana. Fitues do të ketë edhe në kategoritë “Best Pitch” , “Best Teen” dhe “Best Woman Entrepreneur”.

    Ky edicion zhvillohen nën kujdesin e World Business Angels Forum Albania, që hap dyert për një gamë të gjerë mundësish shumëpalëshe për bizneset e reja shqiptare për t’u angazhuar me tregjet globale dhe investitorët e huaj.

    Partnerë zyrtarë të Start-Up City 4 janë GIZ Albania, EU for Innovation, TUMO Tirana, Business Magazine dhe Albania Tech.