43 ide biznesi nga nxënës, studentë dhe të rinj kanë marrë pjesë në edicionin e tretë të Start-Up City, eventit të organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator dhe Fakulteti i Ekonomisë, UT.

Pas fazës së parë të aplikimeve, që ka nisur më 12 mars dhe është përmbyllur më 30 prill, juria me ekspertë të sipërmarrjes dhe inovacionit ka përzgjedhur 13 idetë që do të vijojnë konkurimin deri në fazën finale.

Përmes një videomesazhi, Drejtori i Metropolitan Incubator, Dr. Pleurat Rexhepi lexoi listën e ideve që kaluan fazën e parë.

“Jemi të lumtur që kemi nxitur tek ju dëshirën për t’u bërë pjesë e botës së sipërmarrjes me ide të reja dhe shumë origjinale. Asnjeherë mos u ndjeni të demotivuar, edhe nëse nuk fitoni, gjëja me e rëndësishme është vendosmëria që keni për të bërë biznes dhe të ndryshoni shoqërinë me idetë tuaja. Jepuni shtysë ideve tuaja me vendosmëri, analizë, përkushtim, durim, besim, risk, risi, investim dhe kohë”, u shpreh Dr. Pleurat Rexhepi.


Lista e ideve që kalojnë në fazën finale janë:

1. Forest Kids

2. Atelie dhe Butik Kozeta

3. Click to Eat

4. TBot

5. OctoApp

6. BioTech

7. Albanian Tech Tour

8. Parklik

9. Romix

10. Margjelo Filigran

11. IntellDrive

12. I-Move

13. ShkruajShqip. Al

“Start Up City” është vendi ku studentët dhe të rinjtë mund t’i zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, duke i prezantuar përballe një jurie prestigjioze. Ky kompeticion synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë novator me shpirt sipërmarrës që të realizojnë dhe prezantojnë idetë e tyre të biznesit.

Ky event mbështetet nga OTP Bank Albania, Fondi Sigal, Metro Design dhe partner mediatik Business Mag Albania.