Universiteti Metropolitan Tirana falë angazhimit të tij në programin Erasmus + dhe bashkëpunimit me Universitetin Seville, në Spanjë hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete.

Niveli i mobilitetit:

  • - Mobilitet për trajnim;

Kush mund të aplikojë:

Mund të aplikojnë stafi i Universitetit Metropolitan Tirana

Kohëzgjatja e bursave:

- 5 ditë (plus 2 ditë udhëtim)

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin ditor sipas programit Erasmus +, 160 euro në ditë;

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)




Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • - Kopje e pasaportës;
  • - CV dhe listë e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • - Vërtetim punësimi (në gjuhën angleze);
  • - Letër Motivimi
  • - Plani i mobilitetit për trajnim;

Formati i planit të mobilitetit mund të shkarkohet në adresën: https://www.uaic.ro/en/international/erasmus-programme-with-partner-countries/forms/

Për më shumë lidhur me plotësimin e dokumentit të planit të mobilitetit referohuni udhëzuesit të mobilitetit në adresën: https://umt.edu.al/udhezues-mbi-mobilitetin-e-stafit


Afati për aplikim: 29 Prill, 2022

Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën iro-projects@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro-projects@umt.edu.al



UMT ju uron suksese në aplikimin tuaj!