Kursi i Auditimit të Energjisë

 
Kursi i Auditimit të Energjisë ofron mundësinë për inxhinierët dhe arkitektët për t’u pajisur me një certifikatë për auditimin dhe matjen e Performancës së Energjisë në ndërtesa, transport ose industri, duke marrë titullin “Auditues energjie”.

Kursi jep bazat metodologjike për kryerjen e auditimeve përkatëse bazuar në legjislacion dhe standardet bashkëkohore për performancën e energjisë së ndërtesave.

Ky kurs është i fokusuar në bazat e auditimit në energji, ndërsa pjesëmarrësit sipas interesave të tyre mund të specializohen në auditimin energjitik në ndërtesa, auditimin energjitik në procese energjitike apo auditimin energjitik në transport.

Drejtor Didaktik i këtij kursi është Dr. Klaus Vogstad, themelues dhe drejtues i disa kompanive në Norvegji dhe jo vetëm, të cilat operojnë në sektorin e eficencës energjetike. Klaus Vogstad, mban titullin Doktor Shkencash dhe është pjesë e stafit akademik në “Norwegian University of Science and Technology” si dhe njëkohësisht pjesë e stafit akademik pranë “Universiteti Metropolitan Tirana” prej vitit 2017.

Kursin e Auditimit të Energjisë mund ta ndjekin të diplomuarit në bachelor në programet Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mjedisi, Urbanistikë dhe Arkitekturë.

Leksionet zhvillohen ditën e premte dhe të shtunë. Për informacione më të detajuara, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes adresës e-mail info@umt.edu.al ose numrit të telefonit 0692591493.