Universiteti
Metropolitan Tirana organizon kurset përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore,
të cilat ofrohen falas për të gjithë të interesuarit. Kurset zhvillohen nga
pedagogë të njohur dhe ekspertë të fushave përkatëse.
Qëllimi i kurseve
falas është përgatitja e maturantëve për provimet e Maturës Shtetërore, ku përgjatë
javëve ata ushtrohen me tezat e viteve të kaluara, rifreskojnë njohuritë për
secilën nga lëndët, zgjidhin ushtrime të ndryshme etj. Maturantët kanë
mundësinë të ndjekin kurset e më shumë se një lënde njëkohësisht.
Universiteti Metropolitan Tirana ofron kurse përgatitore
falas në këto fusha:
1.
Letërsi
2.
Matematikë
3.
Anglisht
4.
Informatikë
5.
Fizikë
6.
Ekonomi
7.
Arkitekturë
Kurset zhvillohen
në godinën Qendrore të Universitetit Metropolitan Tirana, në adresën rruga
“Sotir Kolea dhe Budi”, Qyteti Studenti, Tiranë.
Për çdo pyetje në
lidhje me kurset falas mund të shkruani në adresën info@umt.edu.al ose të na kontaktoni në
numrin celular 0692591493.