Universiteti Metropolitan Tirana angazhohet në forcimin e kërkimit shkencor dhe projekteve përmes krijimit të ndërlidhjes midis studentëve, universitetit, shoqërisë civile, organizatave kombëtare ose ndërkombëtare dhe institucioneve qeveritare. Synimi kryesor është vendosja e shkencës në shërbim të të gjithë grupeve të interesit dhe shoqërisë në tërësi. Kërkimi shkencor në UMT aplikohet përmes stimulimit të inovacionit në projekte shkencore dhe projekte të shoqerisë civile.