Më datë 10 shkurt në orën 15:00 zhvillohet seminari i hapur i Efiçencës Energjitike, nga Universiteti Metropolitan Tirana.

Ky seminar do të trajtojë disa çështje si: mënyrat e auditimit të energjisë, qytetet inteligjente dhe stimujt e Bashkimit Europian për qytetet me Efiçencë të lartë Energjitike, përdorimi i inteligjencës artificiale, përdorimi i mjeteve fotovoltaike dhe trendet e reja të efiçensës energjitike në banesa dhe në industri.

Seminarin mund ta ndiqni në: https://global.gotomeeting.com...