Universiteti Metropolitan Tirana, së bashku me Metropolitan Incubator dhe Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës organizon edicionin e tretë të "festivalit" më të madh të ideve startup në Shqipëri.

Ky event mbështetet nga OTP Bank dhe Metro Design duke ofruar çmime të ndryshme dhe suport nga infrastruktura më e mirë në vend për iniciativat Start-Ups, për studentë dhe të rinj në Shqipëri dhe Kosovë.

Aplikimet për Start-Up City 3 vazhdojnë deri më 30 prill, por nëse keni pyetje apo dëshironi të merrni më shumë informacion rreth këtij eventi, ndiqni seksionin informues më 15 prill, ora 15:00.

Drejtori i Metropolitan Incubator, Dr. Pleurat Rexhepi do t’ju përgjigjet të gjitha dilemave mbi aplikimin në Start-Up City 3.Eventi do të zhvillohet në platformën Zoom duke ndjekur këtë link: https://zoom.us/j/4951588286