Mobiliteti dhe kohëzgjatja e bursave:

Studentët do të studiojnë semestrin e parë/dytë të vitit akademik 2022-2023 në universitetin pritës (4 muaj).


Kush mund të aplikojë?

Mund të aplikojnë studentët e ciklit bachelor (viti II dhe III) në programet e mëposhtme:


  • - Administrim Biznesi;
  • - Financë;
  • - Informatikë Ekonomike;
  • - Inxhinieri Kompjuterike;
  • - Inxhinieri Software.

Gjuha e mësimdhënies:

Mësimdhënia do të jetë në gjuhën angleze.


Bursat përfshijnë:

  • - Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);


  • - Kostot e udhëtimit (275 euro vatje ardhje).

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:


  • - Listë notash;
  • - Kopje e pasaportës;
  • - Fotokopje e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze ose dokument që vërteton njohuritë në
këtë gjuhë. Niveli i kërkuar B2;


  • - Dokumenti Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin Metropolitan Tirana kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të ngjashme me ato që do të kryenit në semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023 në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të jepni provim lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Metropolitan Tirana.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe më pas në seksionin ‘‘sending university’’ firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit në UMT.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Për">http://umt.edu.al/docs/attach/...
më shumë informacion mbi programin e studimit të ofruar nga universiteti pritës vizitoni:
Afati">http://international.ue-varna....
për aplikim: 07 Qershor, 2022

Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën iro-
projects@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana (kati I).

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro-projects@umt.edu.al

UMT ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!