Një herë Erasmus, përgjithmonë Erasmus! Këtë slogan e njohin e të gjithë studentët që kanë përfituar nga bursat Erasmus+, ndërsa tani nisma europiane #ErasmusDays vjen në #UMT në datat 15, 16 dhe 17 tetor!

Universiteti Metropolitan Tirana është pjesë e Erasmus+, në partneritet me 21 universitete europiane nga Çekia, Italia, Spanja, Polonia, Letonia, Franca, Bullgaria, Rumania dhe Portugalia, duke u dhënë mundësinë mbi 15 studentëve çdo semestër për të studiuar jashtë vendit.

Erasmus+ është programi i Bashkimit Europian i cili promovon arsimin, kulturën, të rinjtë dhe sportin në Europë. Me një buxhet prej 14,7 miliardë eurosh mbështet 4 milionë studentë europianë të studiojnë, të trajnohen dhe të fitojnë eksperienca të papërsëritshme jashtë vendit.

Axhenda në UMT:


15 tetor – ora 11:15 
Takim online me studentet Megi Kurti (SHBA) dhe Ana Limani (Çeki).
Link: https://global.gotomeeting.com/join/222999005


16 tetor – ora 11:00 – 13:00
Seksion informues mbi universitetet që #UMT ka bashkëpunim dhe mundësitë për të përfituar nga bursat Erasmus.

17 tetor
Takim me Erasmus Alumni.