“Data Mining Techniques in Customer Churn Prediction” titullohet webinari që do të zhvillojë prof. Mehmet Zirek në datën 27 nëntor, ora 12:30.

Webinari ofrohet për studentët dhe profesionistët në fushën e telekomunikacionit, ku do të trajtohen koncepte si Modeling in Churn Prediction, Churn Prediction Techniques, Big Data and Machine Learning dhe Machine Learning Code Example in Python.

Prof. Mehmet Zirek është lektor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike&IT në UMT. Ka një eksperiencë të gjatë profesionale në kompani si Alcatel, AVEA, Motorola apo Albtelecom, si edhe pedagog në institucione të ndryshme të Arsimit të Lartë në vend.

Ky webinar zhvillohet nga Metropolitan Innovation Center dhe Universiteti Metropolitan Tirana, në kuadër të programit EU for Innovation.

Link për pjesëmarrje: https://global.gotomeeting.com...