Universiteti Metropolitan Tirana nis kurset përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore në lëndët e matematikës dhe të ekonomisë. Për shkak edhe të situatës së pandemisë globale dhe distancimit fizik, kurset do të ofrohen tërësisht online përmes platformës GoToMeeting. 
Kursi i matematikës do të zhvillohet nga Prof. Dr. Shpëtim Bozdo çdo të martë dhe të enjte në orën 16:00, ndërsa kursi i lëndës së ekonomisë do të zhvillohet nga Dr. Anila Bani çdo të premte në orën 16:00.
Të gjithë maturantët që dëshirojnë të ndjekin këto kurse online, duhet të plotësojnë këtë formular: https://forms.gle/Q4siUet3fzip... 
Ofrimi i kurseve përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore është një traditë disavjeçare e Universitetit Metropolitan Tirana, e cila nuk mund të mungonte as këtë vit. UMT i uron suksese të gjithë maturantëve!