E-Shërbime

Erasmus + KA107

Erasmus + KA107 është një skemë bursash për lëvizshmëri midis vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ky program është bashkëfinancuar nga Agjensia Ekzekutive e Edukimit, Audiovizuale dhe Kulturës së Komisionit Evropian (EACEA). Bëhet fjalë për një program botëror për bashkëpunim dhe lëvizshmëri në fushën e arsimit të lartë. Erasmus + mbështet lëvizshmërinë në të gjitha nivelet e arsimit të lartë, duke përfshirë lëvizshmërinë për studentët (bachelor, master, doktoratë) dhe stafin (akademik dhe administrativ).

Çdo vit studentë dhe staf nga UMT zhvillojnë mobilitetin në universitete prestigjioze europiane. Deri tani mbi 36 studentë dhe mbi 30 staf akademik/administrativ kanë përfituar nga bursat Erasmus +.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.