Projekte > Metropolitan Innovation Center

Metropolitan Innovation Center

Metropolitan Innovation Center u themelua në Dhjetor 2019 në kuadër të Programit EU for Innovation në bashkëpunim me GIZ dhe SIDA. Objekti i përgjithshëm i Qendrës është adresimi i nevojave të 1) të rinjve, 2) studiuesve dhe 3) NVM-ve për mbështetjen teknologjike të ideve të tyre. Metropolitan Innovation Center do të shërbejë si një urë komunikimi për të rinjtë, studentët, studiuesit, start-upet dhe SME-te dhe do të mundësojë që të gjitha këto kategori të përdorin hapësirat e Qendrës dhe gjithë infrastrukturën për të kryer kërkime, për të zhvilluar idetë e tyre dhe për të realizuar eksperimente që mund të çojnë në patenta në të ardhmen. Metropolitan Innovation Center do të jetë e hapur dhe e aksesueshme për të gjithë individët të interesuar që dëshirojnë të përdorin infrastrukturën dhe ekspertizën që ofron qendra.

Qendra Metropolitan Innovation Center do të kontribuoj në:

1) Konsultimin dhe mbështetjen e start-upeve dhe të ndërmarrjeve

2) Asistencen për zhvillimin e start-upeve dhe ndërmarrjeve

3) Integrimin në rrjetin e kontaktit dhe komunikimit të qendrës, etj.

4) Oferten e diferencuar e infrastrukturës për ndërmarrjet brenda kufijve të ndryshëm.

5) Zhvillimin e inovacionit në rajon.

6) Bashkëpunimin midis studiuesve dhe industrisë.

7) Sigurimin e informacionit dhe trajnimit teknik dhe menaxherial

8) Forcimin e zhvillimit ekonomik rajonal përmes rrjeteve rajonale dhe ndërkombëtare për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin midis kompanive.

9) Mbështetjen për akademinë për të kryer studime ose eksperimente që më vonë mund të rezultojnë në një patentë.

10) Trajnimin për të rinjtë në hartimin e një modeli biznesi.

11) Sigurimin e mundësive të mentorimit për të rinjtë për të zhvilluar idetë e tyre nga ekspertët më të mirë kombëtar dhe ndërkombëtar

12) Realizimin e trajnimeve dhe seminareve të ndryshme për të trajnuar të rinjtë se si të hartojnë një model biznesi, si të përdorin pajisjet, si të prezantojnë idetë ose produktet e tyre.

13) Promovimin e Sipërmarrjes.

14) Kontributin në përmirësimin e klimës së inovacionit në Shqipëri.

Adresa: Rruga "Sotir Kolea" dhe "Pjetër Budi", Qyteti Studenti, Tiranë

Zyra e informacionit: +355 69 60 70 111

E-mail: metric@umt.edu.al
Share on Facebook
Tweet