E-Services

PROGRAMI I DOKTORATES

Programi i Ciklit të Tretë të Doktoratës

 
“Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente”

Programi i ciklit të tretë të doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” ofrohet në Universitetin Metropolitan Tirana nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT.

Kandidatët që do të ndjekin programin e studimit doktoral do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimor me mbështetjen e kolegëve të Universitetit Gustav Eiffel (Paris, France), Institut National de Sciences Appliquées (Grenoble, France), Ecole Centrale – Supelec/ CNRS (France), University of Tennessee at Chattanooga.
Programi ka një kohëzgjatje prej tre deri në katër vite akademike.

Numri i kuotave për këtë program studimi është 3 (tre) kandidatë. Kandidatët do të punësohen me kohë të plotë pranë Universitetit Metropolitan Tirana. Tarifa e studimit do të mbulohet tërësisht nga projekti kërkimor për një periudhë tre-vjeçare.

Objektivat e programit të studimit të doktoratës


– Ky program doktorate synon thellimin dhe kualifikimin e studentëve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në veçanti në atë të sistemeve inteligjente në aspektin teorik, eksperimental dhe praktik.

– Studimi i doktoratës ka në themel të tij kërkimin shkencor dhe veprimtarinë krijuese të pavarur, si bazë për përgatitjen e tezës së doktoratës (disertacionit), e nevojshme për marrjen e gradës shkencore “Doktor” dhe lidhen me projekte kërkimore të kësaj njësie bazë.

– Studimi i kësaj doktorate ndërtohet mbi programe individuale për aftësim të pavarur të kandidatëve në kërkimin shkencor, në fushat/nënfushat e përcaktuara nga njësia bazë. Aspekt i rëndësishëm i studimit të kësaj doktorate është aspekti etik i studimit shkencor, i cili lidhet jo vetëm me fushën e studimit, Inteligjencën Artificiale, por dhe me atë të respektit të autorësisë.

Kriteret e pranimit


Për të kryer regjistrimin në programet e studimit të doktoratës, aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

– të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe zotëron një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë ose një diplomë sipas sistemit të vjetër të pandarë në Shkenca kompiuterike, Data science, Përpunim Informacioni, Kontroll automatik, Matematikë e Aplikuar, Statistikë e Aplikiuar, Informatikë Ekonomike, Smart Grids, Smart Cities, Smart Economy, BioInformatic, BioTechnology, Robotics;

– të plotësojë kriterin e mesatares mbi 9;

– të zotërojë të paktën dëshmi të gjuhës angleze dhe mundësisht të gjuhës franceze në përputhje me legjislacionin në fuqi (niveli C1);

– të ketë dy rekomandime nga persona me titull akademikë;

– të demostrojë dhe zbatojë standardet shkencore dhe etike.


Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

Aplikanti për të ndjekur këtë program studimi duhet të bëjë një kërkesë me shkrim, e cila përfshihet në dosjen personale të tij, që do të depozitohet në sekretarinë mësimore dhe përmban dokumentet si më poshtë:

– CV-ja;
– kopje të noterizuar të diplomave të ciklit të dytë (MSH, DND, DIND, Diplomë 5-vjeçare), të shoqëruara me suplementet e diplomës ose listën e notave me kreditet përkatëse (origjinale). Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të shoqërohen me vërtetimin e njohjes/ekuivalentimit nga ministria përgjegjëse pr arsimin; kopje të noterizuar të diplomave të ciklit të tretë “Master ekzekutiv”, diplomë specializimi, ose të diplomave ekuivalente me to, shoqëruar me listën e notave (origjinale) ose suplementin e diplomës, nëse kandidati ka të tilla;
– fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës;
– 2 (dy) fotografi;
– dy rekomandime nga personeli akademik me titull “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”;
– dëshmi të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
– dëshmi dhe vërtetime në lidhje me kualifikime, trajnime, ose artikuj shkencorë që mund të ketë kryer, apo pjesëmarrje në konferenca shkencore, nëse ka të tilla;
– vërtetim nga qendra e punës;
– vetëdeklarim të aplikantit se do të zbatojë standardet shkencore dhe etike.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al dhe ligor.nikolla@umt.edu.al.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.