Në datat 7 - 10 qershor në Budva, në kuadrin e Konferences MECO, u zhvillua një nga shkollat më të mira verore “CPS&IoT’ Summer School Program” me 65 pjesmarres nga shumë vende të botës.

Drejtuesit e kesaj shkolle ftuan pjesëmarrës nga të gjithë partnerët e projektit Smart4All. Nga Shqipëria morën pjesë 4 pjesemarrës nga Universiteti Metropolitan Tirana.

Prof. Dr. Betim Çiço dhe MSc. Virtyt Lesha, pjesë e projektit Smart4All dhe lektorë të brendshëm në Universitetin Metropolitan Tirana. Profesor Çiço ishte Kryetar Nderi në Edicionin e 10-të të MECO 2021 (Mediterranean Interconnected Computer Resource Conference).

MSc. Genti Rustemi i cili është një pedagog i jashtëm në Universitetin Metropolitan Tirana, diploma e të cilit konsistonte në fushën e zbatimit të Algoritmeve të Kriptimit në FPGA, NEXUS 7.

MSc. Ardit Deda, ish-student i Universitetit Metropolitan Tirana, interesat e të cilit përkojnë me aktivitetin e CPS & IoT në lidhje me FPGA dhe për më tepër punimin e masterit të tij që konsistonte në fushën e zbatimit të Algoritmeve FPGA Encryption, NEXUS 7.

Shkolla ishte shumë e vlefshme nga konceptimi i problemeve, prezantimi i tyre, dizajni i sistemit, implementimi dhe testimi. Të gjitha këto u ofruan nga prezantime dhe specialistë nga shumë vende të botës, ndërsa pjesëmarrja e ekipit shqiptar u vlerësua shumë edhe nga Prof. Dr. Radovan Stojanovic.

Smart4All është një projekt i finacuar nga Bashkimi Europian nën thirrjen e H2020, IK-01-2019: Smart Any Anywhere Initiative. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj nisme është të sigurojë që çdo industri në Evropë - e madhe apo e vogël, kudo që është e vendosur dhe në cilindo sektor - të mund të përfitojë plotësisht nga risitë dixhitale për të përditësuar produktet e saj, proceset dhe të adaptojë modelin e biznesit në epokën dixhitale. UMT është pjesë e këtij projekti të Horizon 2020.