Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT, me nismën e Qendrës Kërkimore, organizon një sesion informues rreth aplikimeve për financim në kuadrin e projektit Smart4All. Projekti Smart4All, ka në fokus mbështetjen e eksperimenteve ndër-kufitare me qëllim transferimin e njohurive (Cross-Domain Technology Transfer Experiments - CTTE) midis akademisë dhe industrisë, në veçanti në fushën e “CustomisedLow-Energy Computing” për të garantuar sigurinë fizike dhe kibernetike, si dhe në “Internet of Things (IoT)”.

Programi parashikon një financim prej 80’000€ për projekt i cili duhet të ketë një kohëzgjatje 9 mujore. Projekti Smart4All, ka mbledhur rreth tij një numër të gjerë partnerësh (universitete dhe kompani) të gatshëm për të mbështetur ide të reja dhe inovative.

Takimi do të zhvillohet me datë 9/12/2021 në orën 12:00 në ambientet e Universitetit Metropolitan Tirana. Për arsye organizative, nevojitet që pjesëmarrësit të regjistrohen në linkun e mëposhtëm deri më datë 9/12/2021 ora 9:00.

https://forms.office.com/r/Qzmyd3BKp5

PROGRAMI
12:00 – 12:10
Prof. Dr. Nikolla Civici, Rektor, Universitetit Metropolitan Tirana, Shqipëri
12:10 – 12:20
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, Universitetit i Prizrenit, Ukshim Hoti, Kosove
12:20 – 12:40
Prof. Dr. Nikolaos Voros, Universiteti Peloponesit, Greqi , SMART4ALL Coordinator An extensive network of Digital Innovation Hubs for boosting technology and business development in South, Eastern and Central Europe
12:40 – 13:00
Prof. Dr. Radovan Stojanovic, MECOnet, Mali i Zi
The principles of design performace effective nodes for smart systems
13:00 – 13:15
Dr. Dhurate Hyseni, Universitetit i Prizrenit, Ukshim Hoti, Kosove Thirrjet e hapura në mbështetje të ideve innovative, me fokus të vecantë: Cross-domain Technology Transfer Experiments (CTTE)
13:15 – 13:30
Prof. Dr. Betim Çiço, Universitetit Metropolitan Tirana, Shqipëri Realimi i nje projekti nga idea, ne shkrimin e tij per te aplikuar ne thirrjren e SMART4ALL.
13:30 – 14:00
Dr. Elton Domnori (UMT - Shqipëri), Tonit Biba (DataProgNet - Kosove) , Prof. Dr. Visar Shehu ( Marseco – Maqedonia e Veriut) Prezantimi I projekteve te 3 partnereve te SMART4ALL.
14:00 – 15:00
Punë në grupe për përgatitjen e një draft projekti per te aplikuar ne SMART4ALL