Universiteti Metropolitan Tirana nis kurset përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore në lëndët e matematikës dhe të ekonomisë. Për shkak të kushteve të diktuara nga situata pandemike, por edhe eksperiencës së mirë gjatë vitit të kaluar, kurset do të ofrohen tërësisht online përmes platformës GoToMeeting.

Kursi i matematikës do të zhvillohet nga Prof. Dr. Shpëtim Bozdo çdo të hënë dhe të enjte në orën 16:30, ndërsa kursi i lëndës së ekonomisë do të zhvillohet nga Dr. Anila Bani çdo të mërkurë dhe të enjte në orën 18:00. 

Të gjithë maturantët që dëshirojnë të ndjekin këto kurse online, duhet të plotësojnë këtë formular: https://forms.gle/iKUPV4qscMo2... 

Të dhënat duhet të plotësohen saktë, pasi më pas do të kontaktohen nëpërmjet adresës email nga stafi i Universitetit Metropolitan Tirana për regjistrimin në platformë, orarin, shpërndarjen e detyrave apo njoftime të tjera.

Në email, të gjithë të interesuarit do të marrin link-un për t’u regjistruar në platformën GoToMeeting, në të cilën logimi bëhen thjesht duke klikuar. Vetëm në herën e parë të logimit, duhet bërë shkarkimi i aplikacionit. Çdo herë tjetër, duhet të klikohet “Open Go To Opener” sepse shkarkuar tashmë.

Duke qenë se kursi ndiqet nga shumë nxënës njëkohësisht, do ju luteshim të fiknit mikrofonët gjatë shpjegimit të pedagogëve. Nëse keni pyetje, mund të përdorni gjithmonë opsionin e chat-it, ose të prisni seksionin që pedagogu ka programuar për pyetje dhe përgjigje.

Ofrimi i kurseve përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore është një traditë disavjeçare e Universitetit Metropolitan Tirana. Vitin e kaluar këto kurse u ndoqën nga rreth 800 maturantë në gjithë Shqipërinë. UMT i uron suksese të gjithë maturantëve!