Në kuadër të zgjerimit të rrethit të partnerëve ndërkombëtarë, Universiteti Metropolitan Tirana ka nënshkruar marrëveshjen me Universitetin e Mostarit.

Ky universitet është themeluar në vitin 1977 dhe është universiteti më i madh publik në Mostar-Bosnje Hercegovinë.

Marrëveshja e bashkëpunimit do të konsistojë në:

  • Shkëmbimin e stafit akademik ;
  • Vizita të stafit akademik dhe kërkuesve shkencor;
  • Shkëmbimin e studentëve;
  • Shkëmbimin e botimeve shkencore;
  • Organizimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta kërkimore;
  • Organizimin dhe kryerjen e studimeve universitare dhe pasuniversitare;
  • Shkëmbimin e ndërsjellë te informacionit mbi aktivitetet akademike dhe zhvillimin e planifikuar të Universitetit;
  • Organizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore dhe profesionale, simpoziume, takime dhe forma të tjera të ngjashme të edukimit;
  • Bashkëpunimin e studentëve dhe organizatave studentore në fushën e veprimtarive akademike, kulturore dhe sportive etj.;

UMT vijon shtimin e partnerëve ndërkombëtarë në kuadër të programit Erasmus+ dhe memorandumeve të bashkëpunimit, duke ofruar më shumë mundësi për shkëmbimin e studentëve dhe të stafit, por edhe pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare.