Nisin regjistrimet për Kursin e Auditimit të Energjisë në Universitetin Metropolitan Tirana. Për vitin akademik 2021-2022 kursi do të fillojmë më 20 tetor dhe do të zgjasë 9 javë, i ndarë në tre profile: Auditim në ndërtesa, auditim në procese energjitike dhe auditim në transport.

Drejtor Didaktik, i këtij kursi do të jetë eksperti norvegjez Dr. Klaus Vogstad, themelues dhe drejtues i disa kompanive në Norvegji dhe jo vetëm, të cilat operojnë në sektorin e efiçencës energjetike. Klaus Vogstad mban titullin Doktor Shkencash dhe është pjesë e stafit akademik në “Norwegian University of Science and Technoloy” si dhe njëkohësisht pjesë e stafit akademik pranë Universitetit Metropolitan Tirana.

Kursi i Auditimit të Energjisë është formim pasuniversitar dhe ofron mundësinë për inxhinierët dhe arkitektët për t’u pajisur me një certifikatë për auditimin dhe matjen e Performancës së Energjisë në ndërtesa, transport ose industri, duke marrë titullin “Auditues energjie”. Këtë kurs pasuniversitar mund ta ndjekin të diplomuarit në programet Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike , Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mjedisi, Urbanistikë dhe Arkitekturë.

I njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ky kurs mundëson pajisjen e kursantit me certifikatën e domosdoshme për licensimin e mëtejshëm në ushtrimin e aktivitetit në fushën e “Auditimit të Energjisë”.

Të dhëna të rëndësishme:


Kursi është i ndarë në katër module:
1.Bazat e Auditimit në Energji
2.Auditimi Energjitik në Ndërtesa
3.Auditimi Energjitik në procese Energjitike
4.Auditimi Energjitik në Transport

Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
1.Diplomë Universitare (fotokopje e noterizuar)
2.Listë e notash (fotokopje e noterizuar)
3.Kartë Identiteti (fotokopje),
4.CV
5.Certifikata apo dëshmi të kualifikimeve të tjera si dhe dy fotografi.

Kontakt:
Për informacione më të detajuara, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes adresës e-mail info@umt.edu.al ose numrit të telefonit në Zyrën e Pranimeve 0692591493.

Webpage për kursin:
Klikoni në link: https://umt.edu.al/kursi-i-aud...