Studentët e Universitetit Metropolitan Tirana të vitit të parë dhe të dytë bachelor janë të ftuar të marrin pjesë në seancën dëgjimore për bursat semestrale të studimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA do të organizojë seancën e informimit më 13 janar në orën 15:00. Aplikimi bëhet nëpërmjet linkut: https://docs.google.com/forms/...

 Programi Global UGrad ofron bursë për një semestër të studimeve akademike në një kolegj ose universitet amerikan për të rinj nga grupe të ndryshme. Finalistët do të zgjidhen në bazë në arritjeve akademike, potencialin e tyre në lidership dhe gatishmërinë e tyre për studim në Shtetet e Bashkuara. Vitet e kaluara studentë të UMT kanë arritur të marrin pjesë në programin e studimit UGRAD.