Programi i inkubatorit të edukimit InED, ofron një kurs inkubimi për startupet dhe programet e akselerimit ku studentët, startupet dhe kompanitë identifikojnë nevojat e tyre të biznesit për zhvillim, krijojnë plane biznesi, prototipe, madje edhe produkte e shërbime për bizneset e tyre. 

InED inkubon ato biznese që vijnë nga studentë dhe fusha e sipërmarrjes dhe konsiston në masterklasa dhe klasa trajnimi për të ndihmuar biznesin e ri të rritet, për të përmirësuar rezultatet e tyre të biznesit dhe për të performuar mirë në treg. 

InED ofron programe mentorimi për të gjitha llojet e bizneseve duke qenë se ka të gjithë ekspertizën për ndërmarrjet private dhe publike. Ekspertët e mentorimit ndihmojnë për të adresuar probleme të ndryshme që kompanitë kanë, të tilla si burimet njerëzore, teknologjia, ligji, marketingu, reklamimi dhe shumë çështje të tjera të biznesit. 

Kompanitë dhe studentët inkurajohen që të kontaktojnë klientët e mundshëm në treg dhe ndërkohë të krijojnë partnerë dhe të marrin pjesë në eventet përkatëse të industrisë, duke filluar nga takimet e InED dhe organizimet e tjera të biznesit.