A jeni të interesuar për të përfituar një bursë studimi në programin prestigjioz Erasmus + të Komisionit Evropian? A jeni gati për një super eksperiencë studimi ndërkombëtare? Ky është shansi Juaj. Universiteti Metropolitan Tirana u ofron mundësinë studentëve të tij të aplikojnë për bursa të plota studimi një semestrale në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iașit, në Rumani.

Mobiliteti dhe kohëzgjatja e bursave:
Studentët do të studiojnë semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021 në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iașit.

Kush mund të aplikojë:
Mund të aplikojnë studentët në Fakultetin e Ekonomisë si edhe studentët në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike dhe IT në UMT.
Mund të aplikojnë studentët në ciklin:
- Bachelor (viti II, viti III);
- Master (viti I, viti II);

Gjuha e mësimdhënies:
Mësimdhënia do të jetë në gjuhën angleze.

Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor për studentët (800 EURO në muaj);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:
http://ec.europa.eu/programmes... 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Për më shumë informacion vizitoni https://www.uaic.ro/en/interna... 

   Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:


  • - Listë notash (dokumenti duhet në gjuhën angleze);
  • - Student Application Form (për të shkarkuar formatin klikoni në http://www.uaic.ro/wp-content/uploads/2020/02/Erasmus-Student-Application-Form.docx);
  • - Kopje e pasaportës;
  • - Fotokopje e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze ose dokument që vërteton njohuritë në këtë gjuhë. Niveli i kërkuar B2;
  • - Dokumenti Learning Agreement*

    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

  • - Listë notash e Bachelor-it (dokumenti duhet në gjuhën angleze);
  • - Listë notash e Master-it (dokumenti duhet në gjuhën angleze);
  • - Student Application Form(për të shkarkuar formatin klikoni në http://www.uaic.ro/wp-content/uploads/2020/02/Erasmus-Student-Application-Form.docx);
  • - Kopje e pasaportës;
  • - Fotokopje e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze ose dokument që vërteton njohuritë në këtë gjuhë. Niveli i kërkuar B2;
  • - Dokumenti Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A
përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin Metropolitan Tirana kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.


KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë të vitit akademik 2020/2021 në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të jepni provim lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Metropolitan Tirana.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe më pas në seksionin ‘‘sending university’’ firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit në UMT.

Për më shumë lidhur me plotësimin e dokumentit Learning Agreement referohuni udhëzuesit të mobilitetit në adresën https://umt.edu.al/udhezues-mb... 

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.uaic.ro/wp-content/... 

Për më shumë informacion mbi programin e studimit të ofruar nga Universiteti pritës: https://www.uaic.ro/en/interna... 

Kalendari akademik gjendet në adresën: https://www.uaic.ro/wp-content... 

Afati për aplikim: 20 Nëntor 2020

Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën eelmazi@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana. Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: eelmazi@umt.edu.al

UMT ju uron suksese në aplikimin tuaj!