Universiteti Metropolitan Tirana, është organizator nderi i takimit të pestë shkencor për temen "Coworking spaces dhe Impakti në periferi" drejtuar nga Politechnico di Milano, të projektit shkencor COST ACTION-CA18214 me shtrirje kohore nga 1 shtator 2019 deri 30 shtator 2023.

Qëllimet e projektit janë studimi, analiza dhe kerkimi shkencor për sa më poshtë:

i) analiza e rezultateve shkencore te hapësirave të reja të punës (coworking spaces); hapësirat e punës bashkëpunuese dhe krijuese (hapësirat e bashkëpunimit dhe qendrat e punës inteligjente).
ii) hapësirat kreative dhe hapësira të tjera teknike (laboratorë fabrikash, punëtori të hapura).
iii) hapësira të tjera të inovative të punës (hackerspaces, Living Lab dhe laboratorë të korporatave).
iv) hapësira të reja joformale të punës (kafene dhe biblioteka); krahasimi i praktikave të mira dhe ndikimet direkte dhe indirekte me një fokus të veçantë në periferi; ndarja e mjeteve të politikave në të gjithë vendet.
    Gjithashtu do te zhvillohet nje takim i veçantë i nivelit të lartë për bashkepunimin shkencor midis UMT dhe Politechnico di Milano, me pjesemarrjen e Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen dhe stafit të UMT.