Universiteti Metropolitan Tirana nis kurset përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore në lëndët e matematikës dhe të ekonomisë. Për shkak edhe të situatës së pandemisë globale dhe distancimit fizik, kurset do të ofrohen tërësisht online përmes platformës GoToMeeting.

Kursi i matematikës do të zhvillohet nga Prof. Dr. Shpëtim Bozdo çdo të martë dhe të enjte në orën 16:00, ndërsa kursi i lëndës së ekonomisë do të zhvillohet nga Dr. Anila Bani çdo të premte në orën 16:00. Pas përfundimit të orëve të kurseve, maturantët do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me psikologen Fiorela Shalsi mbi këshillimin e karrierës dhe zgjedhjen e programit të studimit në universitet.

Të gjithë maturantët që dëshirojnë të ndjekin këto kurse online, duhet të plotësojnë këtë formular: https://forms.gle/Q4siUet3fzip... 

Të dhënat duhet të plotësohen saktë, pasi më pas do të kontaktohen nëpërmjet adresës email nga stafi i Universitetit Metropolitan Tirana për regjistrimin në platformë, orarin, shpërndarjen e detyrave apo njoftime të tjera.

Në email, të gjithë të interesuarit do të marrin link-un për t’u regjistruar në platformën GoToMeeting, në të cilën logimi bëhen thjesht duke klikuar. Vetëm në herën e parë të logimit, duhet bërë shkarkimi i aplikacionit. Çdo herë tjetër, duhet të klikoni “Open Go To Opener” sepse e keni shkarkuar një herë.

Duhet të vendosni të dhënat tuaja dhe gjithashtu mund të zgjidhni nëse dëshironi të hapni kamerën. Duke qenë se kursi ndiqet nga shumë maturantë njëkohësisht, do ju luteshim të fiknit mikrofonët gjatë shpjegimit të pedagogëve. Nëse keni pyetje, mund të përdorni gjithmonë opsionin e chat-it, ose të prisni seksionin që pedagogu ka programuar për pyetje dhe përgjigje.

Ofrimi i kurseve përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore është një traditë disavjeçare e Universitetit Metropolitan Tirana, e cila nuk mund të mungonte as këtë vit. UMT i uron suksese të gjithë maturantëve!