Dr. Roland Subashi, Përgjegjës Departamenti i Shkencave të Administrimit në UMT, do të ligjërojë mbi disa aspekte të parandalimit të pastrimit të parave. Ky event zhvillohet në kuadër të “Ditëve të Kërkimit Shkencor” të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë në UMT, ditën e martë në orën 18:00.

Dr. Subashi është diplomuar për shkenca ekonomike në “International University” në Kuala Lumpur të Malajzisë dhe ka një karrierë të gjatë në sistemin bankar dhe në botën akademike. Ai ka qenë pjesë e “Bankës Ndërkombëtare Tregtare”, e “Credit Bank of Albania”, “Veneto Bank” dhe “United Bank of Albania”. Gjithashtu ka punuar edhe në administratën publike, ku ka mbajtur detyrën e Zëvendësdrejtorit dhe të Drejtorit të Departamentit të Inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Link për pjesëmarrje: https://global.gotomeeting.com/join/500662301