Me sloganin #BeActive, Java Europiane e Sportit ka si qëllim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik në Europë. Kjo javë i dedikohet të gjithëve, pavarësisht moshës, përgatitjes fizike apo kushteve të tjera socio-kulturore.

#UMT bëhet pjesë e këtij eventi duke organizuar një ditë hiking me studentët dhe stafin akademik.

Nuk është vetëm shëndeti i njerëzve që vihet në rrezik nga mungesa e aktivitetit fizik, por e gjithë shoqëria dhe ekonomia jonë në tërësi vihet në vështirësi. Rritja e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor, ulja e produktivitetit në punë dhe rënia e forcës punëtore janë vetëm disa nga efektet negative të mungesës së aktivitetit fizik.

Java Evropiane e Sportit zhvillohet në nivel ndërkombëtar, kombëtar, rajonal e lokal dhe është strukturuar për të përfshirë tema dhe aktivitete që tërheqin gjithë audiencat. Java është strukturuar rreth katër temave kryesore: arsimi, vendi i punës, rekreacioni në natyrë si edhe klubet sportive dhe qendrat e fitnesit.