Intervistë me Dr. Klaus Vogstad

Shqipëria ka vendosur një objektiv strategjik për reduktimin e konsumit të energjisë. Sektori i banimit përfaqëson konsumatorin më të lartë të energjisë. Standardet për përcaktimin e efiçiencës së energjisë përfshihen në legjislacionin përkatës për këtë çështje, dhe në këtë kuadër lind gjithnjë e më tepër nevoja për ekspertë në Auditimin e Energjisë. Rrjedhimisht duhet që inxhinierët të çertifikohen për auditime të energjisë duke marrë titullin "auditues energjie".

Universiteti Metropolitan Tirana ofron mundësinë për kurse në “Auditimin e Efiçencës së Energjisë”, për inxhinierë dhe arkitektë të cilët duan të marrin një çertifikatë për auditimin dhe matjen e Performancës së Energjisë në ndërtesa, transport ose industri.

Drejtor Didaktik, i këtij kursi do të jetë Dr. Klaus Vogstad, themelues dhe drejtues i disa kompanive në Norvegji dhe jo vetëm, të cilat operojnë në sektorin e efiçencës energjetike. Klaus Vogstad, mban titullin Doktor Shkencash dhe është pjesë e stafit akademik në “Norwegian University of Science and Technology” si dhe njëkohësisht pjesë e stafit akademik pranë “Universiteti Metropolitan Tirana” prej vitit 2017.

Dr. Vogstad, ju jeni drejtor shkencor, për Kursin e Auditimit të Energjisë që zhvillohet në Universitetin Metropolitan Tirana, dhe keni shumë eksperiencë për çështjet e energjisë së rinovueshme dhe efiçencës energjitike. Pse zhvillimi i ketij kursi është i rendësishëm për arkitektët e inxhinierët si një hap përpara për karrierën e tyre?

Si pjesë e procesit të antarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria ka adaptuar objektivat e Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimeve të CO2 dhe përmirësimin e efiçencën energjitike. Është e mundur të identifikohen, mundësi për kursimin e energjisë të cilat sjellin perfitim financiar apo energjitik, dhe ka një treg, i cili mund të zhvillohet për këtë qëllim. Do të ishte e nevojshme të aplikohej më shumë termoizolimi, panelet diellore, zhvillimi teknologjik, për kontrollin inteligjent të banesave dhe krijimin e mundësisë për mbrojtjen e mjedisit.

Bazuar në eksperiencën tuaj në Norvegji, cila do të ishtë këshilla që do te jepnit për profesionistet e rinj në Shqipëri?

Jetojmë në një periudhë interesante, ku duhet t’i përmbahemi një sistemi të qendrueshëm energjitik dhe kur duhet të dëmtojmë sa më pak mjedisin. Energjia e rinovueshme, efiçenca enegjitike dhe aplikimet dixhitale janë fusha për të cilat ka një kërkesë gjithnjë e në rritje, në të gjithë botën.

Keni punuar në Universitetin Metropolitan Tirana që në vitin 2017, pse zgjodhët këtë universitet dhe çfarë do të këshillonit për profesionistëve e rinj për ketë temë?

Kam punuar bashkë me kolegët shqiptarë për disa vite, të cilët ndihmuan në krijimin e inkubatorit të inovacionit të Universitetit Metropolitan Tirana, dhe kështu u lidha me Universitetin Metropolitan si keshillues dhe lektor. Mendoj është një gjë shumë e mirë që Universiteti ndihmon me këto ide dhe ndihmon studentët të krijojnë kompani të reja ose start-up, bazuar në këto ide. Duke menduar në perspektivë për të ardhmen: Energjia e rinovueshme, dixhitalizimi, dhe qytetet inteligjente ofrojnë shumë mundësi për krijimin e inkubatorve start-up. Në fushën Energjisë së Rinovueshme dhe Efiçencës Energjitike, vihen re disa mundësi:

-Ofrimi i shërbimit të auditimit për zyrat dhe ndërtesat tregtare.

-Izolim termik i përmirësuar për ndërtesat ekzistuese

-Marrëveshje për teknologjinë e efiçencës energjitike, identifikimi i teknologjisë?smart?, paneleve diellore, sistemeve të ngrohjes, pompave dhe kontrolleve të efiçencës energjitike.

Ka një numë të lartë shërbimesh të cilat kanë të bëjnë me instalimin e paneleve fotovoltaike dhe të cilat mund të sjellin përfitim energjitik.

Cilat janë specifikat e moduleve të cilat ju jepni leksion në Kursin e Auditimit të Energjisë?

Unë merrem kryesisht me kalimin e teorisë në praktikë, dhe mendoj se gjëja kryesore për të mësuar mbi auditimin e energjisë ka të bëjë me zbatimin e auditimit për ndërtesën. Të tregohet, se siduke përdorur mjete për auditimin e enegjisë, ne mund të indentifikojme mjete alternative për efiçencën energjitike të ndërtesave. Më pas duhet të ndërtojmë një inventar për teknologjinë e përdorshme dhe alternativat të cilat mund tëzbatohen dhe të shpresojmë që mund ta avancojmë mbi këtë temë më tej në kurs.

Në kursin e efiçencës energjitike nësë dikush përfundon kursin me sukses, çfarë do ta bëntë atë të kishte avantazh në treg?

Pikë së pari, kapaciteti për identifikimin e potencialit të efiçencës energjitike dhe sugjerimi për efektet e uljes së kostove, të cilat mund të sjellim më shumë përfitim nëse zbatohen. Së dyti, shpresojmë gjithashtu të jemi në gjendje të ndërtojmë një listë të këtyrë opsioneve të cilat janë me rëndësi për tregun. Efiçenca Energjitike konsiston në tregun e rëndësishëm të auditimit të shërbimeve të ndërtesës, për të përmirësuar efiçencën energjitike, dhe një treg për shërbimet e auditimit për ndërtesat ekzistuese. Kerkesat e tregut zhvillohet duke specifikuar potenciale të ruajtjes të energjisë, të cilat mund të arrihen nëpërmjet industrisë së ndërtimit. Duhet të zhvillohen teknologjitë per tregune efiçencës energjitike, nga izolimi termik, te panelet diellore dhe te çështjet e banesave inteligjente për ndërtesat e mëdha. Mendoj marrëveshjet për importe nga Kina psh, në lidhje me panelet fotovoltaike, pompat e nxehtësisë etj., do të ishin me interes për tregun në Shqipëri.

*Kursi i Auditimit të Energjisë zhvillohet në Universitetin Metropolitan Tirana dhe fillon në muajin nëntor. Këtë kurs mund ta ndjekin të diplomuarit në bachelor në programet Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mjedisi, Urbanistikë dhe Arkitekturë. Për më shumë informacione mund të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve përmes numrin 0692591493.