Si detyrë finale në lëndën e Studio IV në programin e Arkitekturës studentja Kejsi Kuzari ka realizuar projektin e një banese sociale.

Gjurma e objektit jepet në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, afër Ish Stacionit të Trenit, e cila kufizohet në anën perëndimore nga “Bulevardi i Ri” , ndërsa në andën lindore nga rruga “Karl Gega”. Në pjesën veriore dhe jugore kufizohet nga objekte 11 dhe 8 katëshe. “Bulevardi i Ri” është në ndërtim e sipër sipas planit “Grimshaw”, e cila është hartuar në vitin 2015 nga Grimshaw Architects.

Sipas projektit, për të maksimizuar përdorimin e gjurmës  nga ana planimetrike objekti do të ndjekë formën e saj. Nëpërmjet zgavërimit të objektit, do të na mundësohet diferenca altimetrike, e cila në njërën anë do të jetë në lartësinë e 11 kateve, në mes të 5 kateve, dhe në anën tjetër të 8 kateve (të përshtatura me objektet pranë tyre). Vlerë e shtuar e këtij koncepti është tarraca e gjelbëruar, e cila shërben si hapësirë e afrimit dhe lidhjes së komunitetit, si dhe mundëson shikimin mbi bulevardin.

Për të parë projektin e plotë, mund të klikoni këtu.